MENU
klinika

Zbulohet çfarë ndodhi

Sherri me armë në Sauk, vetëdorëzohet efektivi

28.05.2019 - 11:50

Autori i plagosjes në Sauk, efektivi Ndue Ndoj është vetëdorëzuar në polici.

Mëngjesin e sotëm Ndoj plagosi me armë 27-vjeçarin Ervis Murati. Ndue Ndoj 25-vjeç, nën-ispektor ndiqte studimet pranë Akademisë së sigurisë.

Ndërkohë, e gjithë skena ka ardhur si pasojë e tentativës së një rrëmbimi. Tre persona nga Kukësi tentuan të rrëmbejnë autorin që qëlloi me armë, Ndue Ndojin.

25-vjeçari pas konfrontimit fizik plagosi një nga autorët, pasi kuptoi që po tentonin ta rrëmbenin.

Njëri nga agresorët i ka vënë Ndojit armën në kokë, ndërsa ky i fundit pas rezistencës ia ka mrarë dhe ka qëlluar duke lënë të plagosur Ervis Muratin, i cili ndodhet jashtë rrezikurt për jetën në spital.