MENU
klinika

Detajet

Grabitja në Rinas, Prokuroria nis hetimin pasuror për 6 të arrestuarit

28.05.2019 - 12:29

Për të arrestuarit e grabitjes së 9 prillit në Rinas, prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hatimin pasuror.

Pas veprimeve të para hetimore për zbardhjen e ngjarjes tashmë ka nisur verifikimi i pasurive të personave të dyshuar si autorë, për të parë nëse arrijnë ti justifikojnë ato me mjete të ligjshme ligjore.

Ngjarja ka ndodhur në 9 prill të 2019-ës, kur në orët e pasdites, 4 persona të maskuar hynë në Aeroportin e Rinasit me një furgon të modifikuar dhe grabitën rreth 6 milionë euro.

Në largim, pas përplasjes me policinë u vra një prej grabitësve, Admir Murataj, ndërsa në kërkim janë shpallur disa persona, ndër ta edhe Klement Calën.