MENU
klinika

Vendimi

Kalon Vetting-un, KPK konfirmon gjyqtarin e Apelit

29.05.2019 - 09:54

Gjyqtari i Apelit për Krime të Rënda, Dhimitër Lara është konfirmuar sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjyqtari ka kaluar sitën e Vetting-ut pas hetimit në të tri kriteret.

Për rreth 1 orë, KPK-ja referoi rezultatet e hetimit për Larën, ndërsa i ngarkoi barrën e provës për disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë, apartamentit dhe huave.

Pas verifikimeve të kryera, trupa gjykues i dha të drejtë subjektit vlerësues për të vijuar detyrën.

Sipas ILDKPKI-së, Lara ka bërë deklarim të saktë pasurie. Ai doli dy ditë më parë përpara Komisionit të Pavarur i Kualifikimit për rivlerësim profesional, ndërsa ka marrë vlerësime nga ana e KLD-së.

Për gjyqtarin Dhimitër Lala kanë ardhur gjithsej 5 ankesa nga publiku.