Në prezantimin e progres raportit për ecurinë e vendit tonë në sajë të 5 prioriteteve kyçe për negociatat, eurokomisioneri Johannes Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres.
Hahn theksoi se komisioni rekomandon hapjen e negociatave dhe shtoi se “duhet t’i përmbahemi angazhimeve tona”.
Fjala e Hahn:
Ne kemi folur për strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Raporti i këtij viti parashtron progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit perëndimor. Mbeten shumë sfida.
Ne do paraqesim të njëjtin rekomandim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Zbatimi i ligjit dhe stabiliteti mbeten disa nga pikat që duhet të zbatojnë këto vende.
Sfida e tretë për këto vende është ekonomia. Vendet duhet të zbatojnë reforma në sajë të përmirësimit të ekonomisë. BE është partneri ynë kryesor por duhen marrë në konsideratë edhe investimet e Kinës.
Shqipëria është duke bërë reforma, transformim të rëndësishëm në fushën e drejtësisë. Ky është një shembull edhe për vendet e tjera. Të dyja vendet kanë bërë progrese. Në këtë bazë komisioni rekomandon hapjen e negociatave për të dy vende.
Vendet janë përgjigjur strategjisë për Ballkanin, jam i kënaqur të shikoj sesi Shqipëria ka ndjekur reformën në drejtësi, sidomos në sistemin gjyqësor, rivlerësim të paprecedentë të prokurorëve dhe gjykatësve.
Ka ende çështje të rëndësishme në rajon, duhet të kenë më shumë qëndrueshmëri.
Nuk duam të importojmë mosmarrëveshjet dypalëshe.
Sfida kryesore mbetet ekonomia, e cila përballet me dobësi. Duhet të reformohen. Çështjen e papunësisë duhet zgjidhur, çështja e emigracionit dhe lindjet e ulëta janë problem. Standardet e jetesës duhet të rriten pasi janë të ulëta.
Eurodeputeti Kukan u shpreh:
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë vërtetë rekomandimin që bëtë ju zoti Hahn.
Ka pasur progres por mund të kemi më shumë rezultatet dhe lëvizje intensive.
Ne vlerësojmë se në Shqipëri është një situatë e tensionuar politike, vendi do të shkojnë në zgjedhje në fund të qershorit dhe është në dorën e elitës politike për të marre një vendim që i shërben popullit, sepse populli i Shqipërisë vërtetë e meriton.