MENU
klinika

Parashikimi

Zbutet moti? Mësoni si pritet të jetë sot

30.05.2019 - 08:27

Edhe gjatë ditës së sotme, i gjithë vendi do të mbetet në kushte të paqëndrueshme atmosferike, pasi priten reshje intensive.

Sipas asaj që parashikon Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperatura maksimale do të shënohet bregdet me 22 gradë celsius, ndërsa jo minimale në vendet malore me 9 gradë.

RESHJET

Sot priten reshje të dobëta, përveç qarqeve Shkodër dhe Lezhë, ku reshjet do të jenë intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate edhe në qarqet e tjera, me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 22 °C

në vendet e ulëta: 14 / 21 °C

në vendet malore: 9 / 18 °C

ERA

Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet në mesditë deri e fortë.

ZJARRET NË PYJE

Sot të gjitha qarqet pritet të jenë në nivelin “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje. Në disa qarqe pritet rrezik “I ULËT” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht në qarqet: Fier (Jug), Vlorë (Veri) dhe Korçë (Lindje).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pezullimi i përkohshëm i mjeteve të vogla

‘Tërbohet’ deti, kapitaneria kërkon të merren masa