MENU
klinika

4 klubet pa trajner

Rastësia e veçantë e gjigandëve të Serie A!

30.05.2019 - 21:06

Serie A është prekur nga revolucioni ku ekipet më të mëdha si Juventusi, Interi, Milani apo dhe Roma po bëjnë ndryshime rrënjësore.

Të katërta skuadrat për momentin janë pa trajner dhe kjo gjë nuk mbahet mend kur ka ndodhur për herë të fundit.

Luciano Spalletti ishte shkarkimi më i fundit, i cili la Interin pas dy vitesh.

Ai arriti ta kualifikonte Interin në Champions League, por kjo nuk mjaftoi.

Ndërkohë në Itali të gjithë janë të sigurt që Antonio Conte do të bëhet trajner i Interit për 3 sezonet e ardhshme dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Më herët Juventus njoftoi largimin e Allegrit, Gattuso dha dorëheqjen nga Milani ndërsa fati i Ranierit tek Roma ishte i shkruar para përfundimit të sezonit.

Kjo epokë ndryshimesh kishte kohë që nuk i prekte ekipet më të mëdha të Serie A në të njëjtën kohë.

Me lëvizjet përkatëse në klube, merkato verore pritet të jetë tepër e nxehtë në Itali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk mund të jetë kurrë çështje parash"

Gattuso merr përgjegjësitë/ ‘Divorcohet’ me Milanin