MENU
klinika

Ofendoi shqiptarët

Eksperti amerikan i “përvishet” Brnabiç, fotot që i tregon

31.05.2019 - 09:08

Pas fyerjeve të kryeministres serbe ndaj shqiptarëve ka ardhur reagimi i profesorit dhe ekspertit amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir.

Përmes një postimi në Facebook, Ben-Meir e ka cilësuar si një deklaratë raciste deklaratën e Brnabiç.

Ai ka thënë se është zhgënjyese të shohësh se si politikanët e rinj të Beogradit po veprojnë me të njëjtin diskurs politik si regjimi i Millosheviçit.

Koment racist nga kryeministrja serbe Brnabic, e cila i referohet kosovarëve si “njerëz Të ardhur nga xhungla/mali”. Zhgënjim të shohësh politikanët e rinj në Beograd me të njëjtën diskurs politik si regjimi i Milosheviçit. Federica Mogherini duhet të reagojë”, ka thënë profesori amerikan.

Alon Ben-Meir ka publikuar fotografitë e shqiptarëve më të njohur në botë, mes të cilëve Nënë Tereza, Majlinda Kelmendi, Dua Lipa, Rita Ora, Granit Xhaka, duke shkruar:Vetëm për t’ia kujtuar kryeministres serbe Brnabiç, e cila tha se shqiptarët e Kosovës “janë njerëz të zbritur nga malet …” Se bota tashmë e di se kush janë shqiptarë. Turp të kesh!”, ka shkruar ai.