MENU
klinika

"Tregoi qartë që..."

“Vijnë nga mali”/ Fyeu shqiptarët, BE i përgjigjet Brnabiç

31.05.2019 - 10:14

Pas deklaratave fyese të kryeministres serbe për shqiptarët ka ardhur edhe reagimi i Bashkimit Europian.

BE i ka cilësuar deklaratat e Brnabiç si retorika fyese, konfrontuese dhe ndarëse kundër rrymës së bashkëpunimit dhe pajtimit që i duhet rajonit për të ecur përpara.

Maja Kocijançiç, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, ka thënë se;ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar qartë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, duhet të rezultojë me një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë për normalizim të marrëdhënieve” dhe se status-quoja nuk është mundësi”.

Kujtojmë që Kosova e Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së në vitin 2011.

Procesi i bisedimeve aktualisht ka ngecur, për shkak të, siç është thënë, taksës prej 100% që Qeveria e Kosovës u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia.