MENU
klinika

Nga New York Times

Arsye për pesimizëm, arsye për shpresë…

31.05.2019 - 16:21

Zgjedhjet e javës së kaluar në Parlamentin Evropian, ishin më shumë një fushë beteje ideologjike sesa një proces i zgjedhjes së përfaqësuesve.

Parlamenti Europian në vetvete nuk është një institucion shumë me rëndësi, dhe zgjedhjet e kaluara kanë reflektuar mosinteresimin. Por rritja e populizmit dhe pakënaqësia e gjerë me partitë tradicionale i kthyen zgjedhjet e këtij viti në një referendum për nacionalizmin populist, vetë Bashkimin Evropian dhe partitë kryesore.

Rezultatet dhanë lajmin e mrekullueshëm që evropianët ende kujdesen për Evropën. Partitë populiste korrën fitore, por forcat pro-evropiane në Parlament mbetën mbizotëruese.

Megjithatë, rezultatet treguan gjithashtu Evropën më polarizuar se kurrë. Pra, Evropa jeton për tani. Por çështja kryesore mbetet pakënaqësia e zymtë me status quo dhe nacionalizmi që ka nxitur. Kjo nuk është vetëm një histori evropiane; kjo është ajo që po ndodh në Amerikë.

Në demokracinë më të madhe në botë, India, rizgjedhja vendimtare e kryeministrit Narendra Modi, i bëri jehonë rritjes së populistëve në mbarë botën.

Ka shumë arsye në këtë skenë për të dy, pessimistët dhe optimistët. Të parët do të përqëndrohet në fragmentimin e politikës tradicionale dhe mundësive që kjo i përket partive populiste dhe udhëheqësve autoritarë. Optimistët do të gëzohen që rezistenca ndaj nacionalizmit dhe ideologëve të ekstremit të djathtë vazhdon ende.

Nuk ka kohë për shampanjë. Një debat fatal është duke u zhvilluar për të ardhmen e Evropës, dhe të ardhmen e demokracisë, dhe partive tradicionale u është dërguar një paralajmërim i fortë. Por nuk ka arsye për dëshpërim. Kjo është politika e vërtetë, në kohë reale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”