Përdorimi i drogës nga të rinjtë në ambientet shkollore është një nga problemet më shqetësuese në Elbasan.
Krahas veprimeve operative, drejtuesit e ministrisë së Brendshme dhe ata lokalë presin rezultate nga krijimi i zonave policore dhe vendosja e kamerave të sigurisë në qytet.
Megjithatë, me vetëm një rast të zbuluar të kultivimit të kanabisit për vitin 2019, Elbasani konsiderohet nga Policia si një prej qarqeve me të pastër për këtë vit.
Megjithatë zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda kërkoi që ky rezultat të mos prodhojë vetëgëzim.
“Policimi në komunitet lidhet edhe me këtë fenomen që ju përmendët. Pra pikërisht edhe në disa raste të konsumimit të lëndëve narkotike nga të rinjtë në shkolla.
Pas këtij muaji nuk duhet të diskutohet më për këtë çështje. Mos të kalojmë në atë gjëndjen e kënaqësisë. Krimi është gjithmonë një hap para nesh”, u shpreh Voda.
Bashkëpunimi mes të gjithë strukturave dhe qytetarët u vlerësua me rëndësi në luftën anti kanabis.