MENU
klinika

Detajet

Gati për festë dhe plazh? Nis sot në Shëngjin UNUM Festival

31.05.2019 - 13:11

Mbremjen e sotme në Shëngjin starton festivali ndërkombëtar i muzikës elektronike duke shënuar kështu edhe çeljen e sezonit turistik.

UNUM Festival, i cili organizohet për herë të parë në Shqipëri, do të zgjasë tre ditë dhe pritet të ndiqet nga rreth 8 mijë turistë të huaj.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë rreth 50 Dj të huaj, ndërkohë kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj theksoi se janë marë masat për mbarëvatjen e festivalit.

Sipas Frrokajt ky festival është promovimi më i mirë që do i bëhet Lezhës dhe jo vetëm, por edhe Shqipërisë.

Do të jenë në një farë mase ambasadorë të Lezhës në gjithë botën për të treguar se Lezha dhe Shqipëria kanë vlerat e e saj turistike. Pavarësisht faktit se nuk jemi pjesë e Europës së bashkuar, ne jemi afër saj ndaj duhet të jetojmë dhe sillemi si të tillë“, u shpreh kryebashkiaku Frrokaj.

Ndërsa organizatorët e festivalit bënë me dije se ky festival nërkombëtar do të përmbushë pritshmëriyë e tyre.

Jemi këtu për të promovuar vendin,kulturën dhe traditat tuaja përmes muzikës. Është gjithmonë bukur kur ka sfida sepse të motivon më shumë dhe e gëzon suksesin”, u shprehën organizatorët.

“Tajlanda e përkryer” për arratisje në vjeshtë"

Media britanike: Vizitoni Lumin e Shalës!

Turistët shijojnë ecjet në shtigje

Valbona, destinacion gjithëvjetor!