MENU
klinika

"Lojë me zjarrin"

Rama paralajmëron: Kush pengon zgjedhjet, s’shkel në SHBA e BE!

01.06.2019 - 18:32

Gjatë fjalës së tij në çeljen e fushatës zgjedhore, kryeministri Rama dha një mesazh edhe për ish-kryeministrin Berisha dhe kryedemokratin Basha.

Kreu i qeverisë u bëri thirrje që të mos pengojnë zgjedhjet, pasi sipas tij janë duke luajtur me zjarrin.

Por jo vetëm kaq, ai tha se çdo shqiptar që do vendosë të shkelë ligjni dhe Kushtetutën jo vetëm do dënohet ashtu siç ligji parashikon, por edhe do ju ndalohet hyrja në SHBA apo BE.

Nuk duam të shohim askënd prapa hekurave për shkak të një plaku të marrë, ndaj do ju dalim borxhit gjatë gjithë këtyre ditëve, do ju tregojmë me durim ku janë kufijtë e ligjit, do ju tregojmë çfarë thuhet në kod. Do jemi të vërtetë dhe do ju themi sa keq përfundon një njeri që dhunon të drejtën zgjedhjore. Shkon deri aty sa i pengon vetes dhe familjes lirinë për lëvizje në SHBA, po ashtu edhe të hyrjes në BE. Unë kam bindjen se 30 qershori do jetë një ditë ku shumë prej atyre që i dalin atyre në krahë s’ do pranojnë t’ju binden”,- tha kryeministri.

Rama tha se kundërshtari i tyre në këto zgjedhje do të jenë ata që ai i quajti fantazma e së shkuarës.

Motra dhe vëllezër kjo që nisim sot nuk është betejë pa kundërshtarë, por një betejë historike, një betejë për t’i dhënë fund përgjithmonë një mënyre të ulët, të poshtër, të pabesë të të bërit politikë duke u tallur me popullin duke dhunuar gjuhën që na bashkon, duke dhunuar ligjësistë universale të bashëkjetesës demokratike. Do i japim fund një iluzioni ringjalljeje të nje plaku të marrë fund që e ka djegur Shqipërinë për së gjalli duke përfitur nga përçarja jonë në të shkurën. Kujton se na bën shantazh me zjarrin e urrejtjes përçarëse dhe atë pinokun që ka në krye të partisë së tij. Ti japim fund buzëqeshjeve cinike, të mbyllim kapitullin e mllefit, vulgaritetit. Betejën që do ta zhvillojmë me pasion, këmbëngulje me qytetarët e këtij vendi, qoftë aty ku kanë kundërshtarë, qoftë ku s’kanë, aty ku kundërshtari është fantazma e së shkuarës, e cila po jep shpirt po nuk po heq akoma dorë”,- tha Rama.

Sipas tij, Shqipëria nuk do mbajë peshën e turpit, të askujt prej atyre që përpiqen të pengojnë zgjedhjet.

Kjo nuk është një betejë për votat por për zemrat dhe mendjet e shqiptarëve, pavarësisht se nuk e mundim me votë por me forcën e qetësisë dhe fisnikërisë sonë, s’do kërkojmë votë por qytetari, përgjegjëshmëri, përgjegjësinë familjare dhe njerëzore të kujtdo që do të jetojë në këtë vend, jo rrumpallë dhe konflikte. Kundërshtari që s’do zgjedhje kërkon njerëz lart e poshtë për të bërë një turp të madh që sa më s’ka, që do ta dëmtonte Shqipërinë në çdo aspekt duke na katandisur në të parin vend në Europë ku zgjedhjet merren peng nga një grup i voglë politik, që vetëm armiqtë e kanë thënë kur kanë këmbëngulur se shqiptarët nuk bëjnë dot shtet, se nuk i respektojnë dot rregullat që vendosin vetë. Kurrëkush të mos e mendojë, jo më ta guxojë të bëjë një maskarallëk të tillë! Ky është vendi i fëmijëve të Shqipqërisë. Do punojmë fort dhe pa pushim që çdo njeri i zakonshëm i këtij vendi, çfarëdo qoftë në 30 qershor t’i përgjigjet me votë apo të distancohet nga ai turp, që në fund do ta mbajnë vetëm ata që e kanë, por kurrë Shqipëria. Nuk kërkojmë votën e askujt që s’do të marrë pjesë në zgjedhje por të dalësh me trup kundër zgjedhjeve do të thotë të dalësh me trup kundër Kushtetutës. Është një e drejtë që askush nuk ua prek dot. Ky s’mund të jetë sheshi i vjetër për përsheshet e një plaku të marrë që luan me zjarrin”,- vijoi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”