MENU
klinika

Durrës

Vidhet Kisha Ortodokse, hajdutët marrin paratë e besimtarëve

03.06.2019 - 13:02

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Durrës, ku është vjedhur Kisha Ortodokse.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen numër 4 të qytetit.

Sipas informacioneve të para bëhet me dije se disa persona kanë hyrë edhe kanë marrë një shumë para në arkën ku hedhin besimtarët.

Autorët nuk janë identifikuar ende, ndërsa nuk bëhet e ditur as shuma e parave të marra nga ta. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.