MENU
klinika

E vlerësuar për bukurinë në SHBA

Modelja shqiptare: Jetoj në Amerikë, burrin e dua shqiptar

03.06.2019 - 13:26

Lorena Haliti është një nga modelet e suksesshme shqiptare, e cila karrierën e saj po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi ka folur për eksperiencën e saj si modele dhe rrugëtimin e bërë deri më tani.

Lorena ka pohuar se partnerin e saj e do shqiptar dhe se ka mësuar më së miri shumë tradita të shqiptarëve.

Haliti nuk ka treguar më shumë për jetën e saj private, por e ka lënë në pikëpyetje pjesën nëse është aktualisht në një marrëdhënie apo jo.

Kujtojmë se Lorena publikon herë pas here foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’, duke zbuluar projektet e ndryshme të cilat ajo ndërmerr në fushën e modelingut.

Kujtojmë se 6 muaj më parë bukuroshja shqiptare, ish-Miss Idaho Teen, i ka dhënë fund romancës disa mujore me sportistin amerikan Tanner McEvoy.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN