04.06.2019 - 11:39
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në kuadër të festës së Bajramit ka bërë një gjest të veçantë.
Ashtu sikurse është bërë traditë për çdo Bajram, kreu i qeverisë së Kosovës ka shpërndarë ëmbëlsira për policët.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se “Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri qofshim gjithmonë krah për krah”.
Postimi i plotë:
“Në këtë ditë feste e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës. Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri qofshim gjithmonë krah për krah. Me fat Fitër Bajrami!”-shkruan Haradinaj.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Publikon foton e...