MENU
klinika

Vizita në Korçë

Xhaçka premtim banorëve: Do rimëkëmbim shtëpitë!

04.06.2019 - 15:30

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishte në fshatin Flloq të Korçës, ku ka vizituar nga afër banorët e prekur nga tërmeti.

Xhaçka u shpreh se dhjetëra familje në këtë zonë janë në vështirësi. Ajo shtoi se MM po punon për të mbështetur mesa mundet banorët e prekur, me ushqime, ilaçe dhe strehim.

Ajo theksoi se Ministria e Mbrojtjes do të japë ndihmë edhe në rimëkëmbje të shtëpive.

Ministrja tha se do të dëmshpërblehet çdo banor i prekur nga tërmetet. Më tej, Xhaçka nënvizoi se strukturat e vullnetarëve shtetërore i janë bashkuar MM-së në këtë aksion.

Korça u trondit nga tërmetet e vazhdueshme, ku si pasojë u shkaktuan shumë pasoja në banesa, ndërsa janë plagosur edhe 5 persona.

Banorët janë strehuar përkohësisht në qendra sociale ose spitale, kurse autoritetet kanë premtuar rikonstruksion të banesave.