MENU
klinika

Çështja e buxhetit

BE: Italia ka shkelur rregullat, nisin penalizimet

05.06.2019 - 16:15

Komisioni Europian ka marrë hapin e parë drejt penalizimit financiar të Italisë me arsyetimin se ka shkelur rregullat fiskale europiane.

Në një raport të publikuar të mërkurën tregohet se borxhi publik masiv i Italisë në 2018 shkeli rregullat e buxhetit të BE dhe se kjo nënkupton fillimin e procedurave të shkeljes.

“Italia nuk parashikohet të jetë në përputhje me standartin e reduktimit të borxhit në 2019 ose 2020, bazuar në planet qeveritare dhe në parashikimin e vitit 2019,” thuhej në raport.

Sipas ligjit të BE-së, shtetet anëtare duhet t’i përmbahen udhëzimeve buxhetore dhe të mbajnë borxhin publik nën 60% të PBB-së. Sipas të dhënave zyrtare, borxhi publik i Italisë u rrit në më shumë se 132% të PBB-së në 2018.

“Kur shohim ekonominë italiane, po shohim dëmin që zgjedhjet e kohëve të fundit”, tha nënpresidenti i Komisionit Valdis Dombrovskis të mërkurën.

Ministri i Financave i Italisë, Giovanni Tria, tha më parë gjatë javës se problemet e borxhit të Italisë ishin për shkak të një rënieje ekonomike dhe premtoi se buxheti i ardhshëm 2020 do të përmbushte rregullat e BE.

Komisioneri Europian i Ekonomisë Pierre Moscovici tha të dielën se BE preferon dialogun, e jo sanksionet por shtoi se Italia duhet të ndjekë rregullat evropiane.

Komiteti Ekonomik dhe Financiar i BE-së tani duhet të vendosë nëse do të mbështesë raportin e Komisionit. Nëse mbështet raportin deri më 19 qershor, procesi do të fillojë në takimin e ministrave të financave të BE në mes të korrikut.

Ministrat e financave do të duhet të vendosin nëse do të mbështesin masat disiplinore. Nëse veprojnë, atëherë Italia do të kërkohet të miratojë udhëzimet e BE-së për shtrëngimin e buxheteve publike dhe rritjen e disiplinës fiskale.

Closeup of Italy on a map and Euro coins

Në rast se Italia konsiderohet jo-pajtuese në zbatimin e udhëzimeve të BE-së, ajo mund të përfundojë duke u goditur me sanksione të paprecedentë.

Shumë vende anëtare të BE u përballën me procedura disiplinore të deficitit gjatë krizës financiare të euros, por asnjë nuk iu nënshtrua gjobave.

Të mërkurën, Salvini, i cili është gjithashtu ministri i brendshëm, u bëri thirrje vendeve anëtare të rishikojnë rregullat financiare të BE. Partia euroskeptike kundërshton çdo masë fiskale të BE-së.

Nga Deutche Welle

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zv. kryeministri kërcënon BE

Shtohen tensionet Itali-BE

Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”