MENU
klinika

Francezi pranë largimit?

Humbi 1.5 mln euro prej tij/ Mbappe ‘tërbohet’ me trajnerin!

05.06.2019 - 19:36

Kylian Mbappe është tepër i zemëruar me trajnerin e tij aktual Thomas Tuchel.

Ylli i Paris Saint-Germain beson se zgjedhjet e gjermanit i kanë kushtuar atij Këpucën e Artë dhe bonusin 1,5 milionë euro që do të përfitonte nga fitimi i saj.

Faji i trajneri ka qenë zgjedhja e Neymar-it dhe Cavani-t për të ekzekutuar penalltitë e fituara nga PSG gjatë sezonit të sapo mbyllur.

Francezi, në fakt, e ka mbyllur në vendin e dytë garën për golashënuesin më të mirë të Europës.

Mbappe ka qenë golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar të Ligue 1 me 33 gola, por që nuk i kanë mjaftuar për të siguruar Këpucën e Artë, që është fituar nga Leo Messi, i cili e ka mbyllur La Liga-n me 36 gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Barça përgatit superofertën!

“El Classico” në merkato për Mbappe!