06.06.2019 - 16:16
Këngëtarja Jonida Maliqi përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision dhe së fundmi ka rrëfyer disa detaje nga performanca në Tel Aviv.
Ajo nuk kaloi pa përmendur as pjesën që u komentua aq shumë, anglishtja e saj në intervistat e Eurovision.
Jonida pati një koment edhe për këtë dhe teksoi se askush nuk e vlerësoi siç duhej, por u kapën pas detajeve.
“Unë kam studiuar italisht, anglishten nuk e kam perfekte, ndaj nuk më prekën aspak ato që u thanë për intervistat që dhashë.
Nuk ka kriter në Eurovision që anglishtja duhet të ishte gjuha që do të flisnim, por unë e bëra me dëshirë‘ , tha Jonida
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Emocionohet këngëtarja
Divorci/ Ermali vë me ‘shpatulla pas murit’ Jonida Maliqin
Rrëfehet këngëtarja