07.06.2019 - 11:41
Enca Haxhia tërheq gjithmonë vëmendjen me deklaratat e bujshme. Së fundmi ajo ka bërë të njëjtën gjë me një postim në Instastory.
Ndonëse na ka treguar shumë pak nga jeta e saj personale, këngëtarja i ka bërë thirrje publike ish të dashurit.
Fillimisht Enca tregoi se po punon me tekstin e këngës së re e cila do të titullohet ‘Jealous’ dhe pjesë e së cilës do të jetë edhe fraza: “Zemër t’ban keq ty dashnia”.
Mirëpo duket se I është ndërprerë frymëzimi dhe për këtë i lutet ish të dashurit t’i shkruajë.
“I dashur ish- i dashur. Na shkruaj ndonjë mesazh që të frymëzohemi për këtë strofën e fundit që më ka ngelur. Faleminderit”, shkruan Enca.