MENU
klinika

Tërmetet në Korçë

Sh.Emergjencave bën llogaritë e dëmeve

07.06.2019 - 12:13

Tërmetet e njëspasnjëshme që shkundën Korçën shkaktuan dëme të mëdha në bazë materiale.

Shtabi i Emergjencave ka bërë përllogaritjet për këto dëme të shkaktuara në qytetin juglindor dhe zonat përrreth.

Sipas Sh.Emergjencave vlera e dëmit të shkaktuar si pasojë e tërmeteve shkon në 93 milionë lekë të reja.

Në Kolonjë e Korçë janë dëmtuar një numër i madh shtëpish, por edhe në fshatrat përreth, ndërsa banorët e prekur kanë bërë apel për ndihmë pasi ndodhen në situatë të vështirë.

Mësohet se Komisioni i ekspertëve do të zbarkojë sot në terren për të identifikuar të gjitha rastet problematike, me qëllim vlerësimin e saktë të gjendjes dhe nevojës për ndërhyrje nga autoritetet shtetërore.

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti do të përfundojnë brenda kësaj verës.