Mbrëmja familjare që Jay Z dhe Beyonce po kalonin në një prej ndeshjeve finale të NBA, u ndërpre në mënyrën më të çuditshme nga një grua, e cila duket se ndërhyri më shumë seç duhet në hapsirën personale të çiftit të njohur.
Ylli i popit dhe Jay Z ishin të pranishëm në ndeshjen e Golden State Warriors kundër Toronto Raptors, sigurisht në vendet afër fushës pasi Beyonce dhe Jay Z ishin ulur në vendet ngjitur me Nicole Curran, bashkëshortja e një prej lojtarëve të Warriors.
Reperi 49 vjeçar mesa duket e njihte mirë Nicole, e cila gjatë gjithë kohës përpiqej që të fliste me Jay Z, ndërkohë që në mes të tyre qëndronte Beyonce.
Kjo gjë nuk i pëlqeu shumë këngëtares së shumë hiteve, e cila nuk e fshehu si ndihej përmes reagimit të shfaqur në video, sa herë që gruaja ngjitur me të përpiqej të fliste me bashkëshortin e saj:
Në fakt të gjithë mendojnë se Beyonce nuk ishte e lumtur me “pushtimin” e hapsirës personale që po i bëhej nga Nicole dhe sigurisht për faktin që ajo donte të komunikonte me partnerin e saj me çdo kusht.