MENU
klinika

Rihapi punishten e sekuestruar

Kush është biznesmeni “rebel” që u arrestua në Shkodër?

09.06.2019 - 15:15

Gjatë ditës së sotme në Shkodër është arrestuar biznesmeni Xhavit Kasemi.

Ai akuzohet se kishte rihapur një punishte e cila ndodhej nën sekuestrim nga autoritetet.

Në këtë punishte prodhoheshun pije freskuese në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu biznesmeni Kasemi akuzohet edhe për fshehje të të ardhurave.

Kush është biznesmeni Xhavit Kasemi?

Emri i tij nuk është një emër i panjohur për autoritetet.

Në 2013 ai është hetuar për fshehje të të ardhhurave, si edhe për prodhim të paligjshëm të pijeve.

55-vjeçari për të dyja këto akuza u shpall i pafajshëm.

Disa vite më vonë emisioni ‘STOP’ publikoi një video ku tregohej se biznesmeni shiste dhe reklamonte prodhime false si të importuara nga Italia.

Pas publikimit të kësaj videoje policia ushtroi kontroll në punishten e tij dhe pa se vaji dhe produkte të tjera mbaheshin në kushte skandaloze.

Pas kësaj biznemeni u arrestua dhe iu sekuestrua punishtja, të cilën ai e kishte rihapur sërish.