MENU
klinika

'Luanët' triumfojnë me penallti

Heroi Pickford/ Anglia e treta në “Nations League”

09.06.2019 - 18:36

Atë që se bëri dot në Botërorin Rusi 2018, ku u rendit e 4-ta, Anglia e bën në Nations League.

Tre Luanët të drejtuar nga Gareth Southgate u renditën në vendin e 3-të të edicionit të parë të Nations League pasi mposhtën Zvicrën në finalen e vogël me rezultatin 6-5 pas goditjes së penalltive.

Në Guimaraes u zhvillua një sfidë shumë e luftuar me Anglinë që ishte dominuese madje në harkun e 120 minutave goditi 4-herë shtyllën ndërsa iu anulua edhe një gol për një faull brenda zone pas ndërhyrjes së VAR, megjithatë edhe pse shpërdoroi shumë dhe nuk kishte fatin me vete, Anglia arriti të triumfonte pas goditjes së penalltive.

Pritja e Pickford ndaj Drmic në goditjen e 6-të rezultoi deçizive për fatet e takimit sepse deri në ato momente të dyja skuadrat i kishin shënuar të gjitha penalltitë.

Në fund festa mëse e merituar ishte për anglezët që iu gëzuan venit të tretë në Nations League pas eliminimit që pësuan nga Holanda në gjysmëfinale.