MENU
klinika

Nisin procedurat

Shkarkohet Ilir Meta? Kryesia e PS merr vendimin

10.06.2019 - 10:00

Kryesia e Partisë Socialiste do të nisë procedurat për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Përmes një deklarate për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka bërë me dije se kryesia ka diskutuar dhe vendosur nisjen e procedurave për shkarkimin e Metës, duke filluar nga seanca e së enjtes.

Të enjten në seancë plenare do të zhvillohet një debat i gjatë duke shterues ku do të paraqiten të gjithë argumentet se si Meta ka dhunuar republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë kushtetutë të quajtur cdekretim.

Ky debat do të përmbledhë të gjithë argumentet dhe më pas do ti takojë Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ ta shqyrtojë. Meta e ka humbur të drejtën për të qenë në atë pozicion dhe parlamenti do të nisë procedurat e shkarkimit”- tha Spiropali.