Para pak muajsh ka bërë bujë në media sherri mes dy kushërirave të njohura, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj.
Dy këngëtaret e njohura dhe pjesëtarë të tjerë të familjes nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’, gjë që ngriti aludimet se mes tyre kishte nisur një sherr.
Më vonë u përfol se arsyeja e sherrit ishte make-up artisti Ariel, i cili është mik i ngushtë me Anxhelinën. Por edhe pse familjarët e tyre flasin, Anxhelina dhe Beatrixi mesa duket vazhdojnë të mbajnë “mëri” me njëra-tjetrën.
Ditën e djeshme, Beatriksi ka festuar 25 vjetorin e lindjes dhe ka marrë urime nga të gjithë familjarët e saj.
Madje në festën e organizuar ka qenë e pranishme dhe motra e Anxhelinës dhe Albëria e ka uruar mbesën në komente.
Por, Anxhelina përsëri ka vendosur të mos e urojë Beatrixin gjë që ka ngritur aludimet se sherri mes tyre ende nuk ka mbaruar.