MENU
klinika

"Është banale që..."

Dekreti i Metës përçan KQZ-në, kryetari braktis mbledhjen

10.06.2019 - 14:48

Dekreti i presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ka shkaktuar debate të forta në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë kryetari i KQZ-së, Klement Zguri ka braktisur mbledhjen për shkak se anëtarët e zgjedhur nga mazhoranca nuk kanë dashur të zbatojnë dekretin e Presidentit.

Zguri tha se nga një anë ka dekretin e Presidentit, ndërkohë që nga ana tjetër ka kërkesën e dy anëtarëve të KQZ për të vijuar mbledhjen e këtij institucion me axhendën zgjedhore.

Kreu i KQZ-së tha se gjatë karrierës së tij nuk ka hasur më parë një situatë e tillë, ku sipas tij po vihet në diskutim dekreti i Presidentit.

“Jemi në një moment sfide, pra kemi nga një anë dekretin e Presidentit dhe axhendën e njoftuar nga dy anëtarët të KQZ.

S’më ka rënë rasti ndonjëherë që të vëmë në diskutim dekretin e Presidentit. Kanë qenë tre rastet kur Presidentët kanë çdekretuar datën e zgjedhjeve.

Unë mendoj që KQZ dhe unë personalisht, duhet ti bindemi një produkti të tillë, këtij dekreti.

Jemi përballë këtij fakti, s’dua të gjykoj kompetencën e Presidentit, nuk jam Gjykatë Kushtetuese të vlerësoj është i ligjshëm ose jo dekreti i Presidentit.

Vihem përballë një vështirësie tjetër, pra pika e dytë thotë që KQZ-ja të marrë masa për të zbatuar këtë vendim.

Jam përballë një vështirësie, që refuzohet t’u dërgohet ky dekret partive politike. Kjo është fare banale, por duhet të ketë një vetë përmbajtje, dhe institucionet duhet të kuptojnë që respektimi i hierarkisë duhet zbatuar”, tha Zguri.

Kreu i KQZ-së ka deklaruar më tej se ky institucion nuk mund të bëjë vlerësimin e dekretit të Presidentit, ndaj ai është larguar nga mbledhja, pasi e konsideroi si ‘sfidë’ që po i behet institucionit të Presidentit.

“Nuk është KQZ organi që duhet të bëj vlerësimin e dekretit të Presidentit. Anëtarët e KQZ janë vullnet inferior në raport me Presidencën.

Është një lloj sfide që i bëhet dekretit të Presidentit, nga dy kolegët e KQZ. Unë jam i detyruar që të çohem nga kjo tavolinë”, tha Zguri.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin