MENU
klinika

Zgjedhjet presidenciale

SHBA/ Rivali i Trump premton ilaçin që kuron kancerin

13.06.2019 - 15:29

Ish-nënpresidenti Joe Biden thotë se ai do të gjejë ilaçin për të kuruar kancerin nëse zgjidhet president.

Duke folur në Ottumwa, Iowa, të martën ai diskutoi për humbjen e të birit përpara se të bënte premtimin e tij.

Deklarata mori duartrokitje nga audienca.

Biden ka marrë drejtimin mbi çështjet e kancerit më parë. Ai humbi djalin e tij më të madh, Beau Biden, nga kanceri i trurit, në vitin 2015. Ish-nënkryetari u ngarkua me iniciativën e kancerit “Cancer Moonshot” të presidentit Barack Obama për të gjetur një shërim për kancerin në vitin e fundit të administratës së Obamës.

Pas largimit nga detyra, Biden ndihmoi në udhëheqjen e iniciativës së Kancerit Biden në Universitetin e Pensilvanisë, i cili synon të “zhvillojë dhe të nxisë zbatimin e zgjidhjeve për të përshpejtuar progresin në parandalimin, zbulimin, diagnozën, hulumtimin dhe kujdesin e kancerit. ” Ai e la atë rol kur ai lajmëroi kandidaturën për president.

Ish zëvendëspresidenti kishte kaluar nëpër Iowa në disa ndalesa të fushatës në të njëjtën kohë si Presidenti Donald Trump. Biden e quajti Trump një “kërcënim ekzistencial” për Shtetet e Bashkuara. Trump, nga ana e tij, kritikoi Biden për moshën e tij dhe për të qenë “i dobët mentalisht”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Joe Biden, kundërshtari i tij kryesor për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, kanë shkëmbyer sulme verbale, pasi që të dy vizituan shtetin e Iowa-s.

Para se të nisej nga Shtëpia e Bardhë për në Iowa, presidenti Trump e quajti ish-zëvëndëspresidentin Biden, një njeri “të dobët mentalisht”.

Trump, tallet me dështimet e kaluara në garat presidenciale të 76- vjeçarit, Joe Biden.

Trump tha se Biden “duket ndryshe nga ai, vepron ndryshe dhe është më i ngadalshëm”.

Donald Trump pothuajse me siguri do të jetë kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ndërkaq, Biden kryeson në sondazhe, por përballet me dhjeta kundërshtarë demokratë për emërimin e partisë, e cila do të vendoset përmes një sërë zgjedhjesh të brendshme.

Ai ka qenë për gjashtë mandate senator, shërbeu si zëvendës i presidentit Barak Obama për dy mandate dhe u kandidua dy herë për president në vitin 1988 dhe 2008, mirëpo nuk pati sukses.