MENU
klinika

Deklarata të reja

Irani, paqe me SHBA-në?

13.06.2019 - 15:59

Lideri suprem Iranian i ka bërë të ditur kryeministrit japonez se Irani nuk ka qëllim që të prodhojë, posedojë apo të përdorë armë bërthamore.

Ky qëndrim iu bë i ditur të enjten kryeministrit japonez Abe Shinzo nga.

Takimi mes dy zyrtarëve të lartë erdhi në kuadër të vizitës së kreut të qeverisë së Japonisë në Teheran.

Kryeministri Abe ka deklaruar se vizita e tij bëhet edhe në interes të ndërmjetësimit për rivendosjen e raporteve të mira mes Uashingtonit dhe Teheranit, të cilat janë acaruar së fundmi për çështjet si prishja e paktit antibërthamor të vitit 2015 apo sanksionet ndaj naftës iraniane.

Në një konferencë të mëhershme për shtyp, presidenti i Iranit, Hasan Ruhani, dhe kryeministri Abe kërkuan shmangien e konflikteve aksidentale.

Ruhani tha se vendi i tij nuk kërkon luftë me askënd: “Ne nuk do të jemi ne nismëtarët e asnjë lloj lufte në rajonin e Lindjes së Mesme apo kundër Amerikës. Por kërcënimeve për luftë do i përgjigjemi në mënyrë të vendosur. I thashë edhe kryeministrit Abe se tensionet në rajon janë pasojë e luftës ekonomike që na ka shpallur Amerika. Nëse bëhet tërheqje, do të vërejmë zhvillime shumë pozitive në rajon dhe në mbarë botën.”

Dy palët u zotuan të avancojnë lidhjet dypalëshe financiare dhe ato shkencore e kulturore, ndërsa nga ana e tij kryeqeveritari japonez shprehu interes për naftën iraniane sapo të shuhen tensionet me Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri Abe është i pari shtetar japonez që viziton Iranin që pas revolucionit islamik të 40 viteve më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen