13.06.2019 - 19:19
Tashmë nuk ka më dyshime dhe Marco Giampaolo do të jetë trajneri i ri i Milanit.
Ish-tekniku i Sampdorias ka udhëtuar mesditën e të enjtes drejt Milanos për të diskutuar nga afër me Maldinin dhe Gazidis për detajet e fundit dhe për të hedhur firmën.
Ai pritet të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë me kuqezinjtë për 2 ose 3 sezonet e ardhshme.
Trajneri i ardhshëm i kuqezinjve spikati me Sampdorian këtë sezon ku arriti t’i rendiste në vendin e 9-të, me këta të fundit që në fillim të sezonit synonin mbijetesën.
Lamtumira nga Sampdoria është çështje orësh për Giampaolo i cili shumë shpejt do të zyrtarizohet si pasuesi i Genaro Gattusos në stolin e Milanit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kuqezinjtë përforcojnë mesfushën
Milan godet në Merkato/ Vjen blerja e parë!
Surprizohen kuqezinjtë
E kerkonte prej kohësh/Tare i pergjigjet Milanit
Presidenti i FIFA kërcënon Kuqezinjtë