Takimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me partitë aleate të PD-së ka përfunduar.
Në një prononcim për mediat, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediat tha se është vendosur që protestat të vazhdojnë dhe nuk ka dhënë sqarime të tjera.
Mediu deklaroi gjithashtu se vendi po bën hapa pas për shkak të papërgjegjmërisë së Ramës, siç thotë ai.
“Ne kemi thënë që brenda 6 muajsh është e mundur që të organizohen zgjedhjet, por së pari duhet të largohet Rama dhe të krijohet një qeveri tranzitore”- u shpreh ai.
I pyetur nëse do të vijojnë protestat, Mediu u përgjigj ‘Të gjitha’.
Ai tha se duhet ndaluar ky “grusht shteti” i organizuar nga kryeministri Rama.
“Ne duhet të marrim çdo hap bashkë me qytetarët për të ndalur këtë grusht shteti të organizuar nga Rama. Për me tepër sjella e Ramës duke arrestuar protestuesit dhe përfaqësuesit është kriminale na kthen në kohët e errëta të komunizmit ku arrestoheshin kundërshtarët politike.
Është qartësuar tashmë edhe pozicioni i BE, që ka vendosur për të mos hapur negociatat dhe shtete të tjerë që po kërkojnë vendosjen e vizave. Nëse Rama e gjeti vendin vend të NATO dhe me viza të liberalizuara, sot po shkojmë hapa pas për shkak të papërgjegjshmërisë së Ramës dhe shqiptarët duhet të çohen dhe të reagojnë ndaj kësaj situate”, tha Mediu.
Kujtojmë që në orën 18:00 pritet që Basha të zhvillojë takim me kryesinë e partisë dhe ish-grupin parlamentar.