Cardi B betohet të mos bëjë asnjë ndërhyrje kirurgjikale.
Reperja e hitit deklaroi, të mërkurën në Twitter,se nuk do të bëjë më kurrë operacione pas problemeve me shëndetin që pati dhe anulimit të koncerteve.
“Jam stërvitur këto 2 javët e fundit sepse nuk do të bëj më ndërhyrje kirurgjikale, por më lejoni t’ju them se kam dhimbje koke që atëherë”, sqaroi 26-vjeçarja.
Pak ditë më parë reperja kujtojmë momentin kur tregoi pasojat e rënda prej ndërhyrjeve me një foto të frikshme të këmbëve të saj të fryra:
“Shiko sa më enjten këmbët sa herë që bëj fluturime, stomaku im fryhet akoma më shumë”, tha ajo për foton që tashmë e ka fshirë.
Muajin e kaluar Cardi anuloi disa koncerte sepse kishte dhimbje nga ndërhyrja në gjoks.