Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka njoftuar mbajtjen e një konference urgjente për shtyp.
“Ju bej me dije se ne oren 9.30 te Kryesia e Kuvendit (salla e konferencave per shtyp) z. Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar te PS do kete nje konference urgjente per shtyp”, thuhet në njoftimin e dërguar për mediat.
Ende nuk ka të dhëna se për çfarë do të mbahet kjo konferencë urgjente, ndërkohë që Balla njoftoi pak më parë se Kuvendi do të miratojë sot paketën ligjore kundër pastrimit të parave.
“Nesër Kuvendi miraton Paketën ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave&financimit të terrorizmit. Përfshirja #PD #LulezimBasha në skemë tranzaksionesh të paligjshme përmes kompanive guackë& oligarkësh rusë është një skandal i rëndë,që kërkon legjislacion të fortë”- shkruante Balla dje në “Twitter”.