MENU
klinika

Shkarkimi i Metës

Vendimi i PS/ LSI i “përvishet” Ballës: O lale kros, o lale kros…

17.06.2019 - 10:53

Pas konferencës për shtyp e mbajtur nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka ardhur edhe reagimi i LSI.

Ish-deputeti, Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook shkruan se sipas tij Rilindja tani do të bëhet edhe Gjykatë Kushtetuese.

Postimi i Vasilit:

Rilindja per faqe te zeze, do qe te behet edhe Gjykate Kushtetuese!!

Rilindja eshte karandisur “O lale kros o lale kros vete shkruan e vete vulos”.

Rilindja vendos edhe per zgjedhjet dhe interpreton kushtetuten dhe merr vendime ne emer te Gjykates Kushtetuese te cilen po vete e sabotoi,e shkaterroi dhe nuk e ngriti.

Disa fakte.

Rilindja qan per mandatin 4 vjecar te te zgjedhurve vendore.

Qesharake.

Petrit-Vasili-konica.al
Petrit-Vasili-konica.al

Edi Rama ishte zgjedhur kryetar bashkie ne tetor 2003 ndersa per shkak te tij zgjedhjet u shtyne me shume se 4 muaj dhe u zhvilluan ne shkurt 2007.

Po kjo s’ka rendesi dhe qenka e ligjshme se e kerkoi Edi Rama.

Edi Rama vendosi te terhiqet nga zgjedhjet per Kryetar Bashkie ne Kavaje ne 5 maj vetem dy dite perpara zgjedhjeve qe mbaheshin ne date 7 maj.

Zgjedhjet u anulluan nga KQZ pa pasur asnje date te re te dekretuar te zgjedhjeve.

Dekreti i presidentit Nishani per zgjedhjet per kryetar bashkie ne Kavaje ka dale vetem 2 jave me vone pikerisht ne 21 maj.

Rilindja nuk u qa as per kete,sepse po e kerkoi Edi Rama eshte e ligjshme te tjerat jo.

Boll me kete strategji qe kerkon te vjedhe 61 bashki ne tavoline.

Boll me keto letyra moniste.

Boll me keto shpifesira, qe kerkojne te kthejne partine shtet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Çfarë u vendos për shkarkimin e Metës?

Anulimi i zgjedhjeve & shkarkimi i Presidentit

Kriza politike/ Ambasadorja e SHBA “zbarkon” në zyrën e Metës