MENU
klinika

Detaje

KQZ i përgjigjet Metës, zbulon numrin e deputetëve në Kuvend

17.06.2019 - 13:08

Kërkesës së presidentit Meta në lidhje me numrin aktual të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë i është përgjigjur KQZ.

Sipas përgjigjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve drejtuar Presidentit numri i deputetëve në Kuvend është 122.

Parlamenti aktual nuk ka 140 deputetë, aq sa është përcaktimi i tij në Kushtetutë. Aktualisht, Parlamentit i mungojnë 18 deputetë pas shterimit të listave të opozitës për plotësimin e vendeve vakante.

Neni 64 i Kushtetutës sanksionon në pikën 1 të tij se “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore”.