Enca Haxhia di gjithnjë të gjejë mënyrën më të mirë për të qenë në qendër të vëmendjes.
Qoftë për këngët e saj, qoftë për format trupore etj, etj…
Enca nuk ka frikë të thotë se çfarë mendon dhe këtë herë në “shënjestrën” e Encës u vu kryeministri Rama. Teksa Enca flet për shumë gjëra që po ndodhin në jetën, karierrën e saj si dhe për suksesin e këngës së fundit ajo diskutoi pak shkurt edhe për kryeministrin Rama.
Në një pjesë të intervsitës ajo u bë edhe pjesë e një loje ku i duhet të zgjidhte mes personazheve të njohur të ekranit, artistë, moderatorë, politikanë etj, për të gjetur mashkullin perfekt.
Në mes të lojës u shfaq edhe foto e kryeministrit Edi Rama dhe këngëtarit Muharrem Ahmetit me të cilin Enca së fundmi ka realizuar edhe një këngë. Enca Haxhia zgjodhi Muharremin sepse se Rama nuk i ka bërë follow në ‘Instagram’.
‘Edi Rama nuk më ka follow, kështu që mirupafshim’, tha Enca, duke bërë kshu një ‘hakmarrje’ perfekte për faktin që ai nuk e ndjek ende.