MENU
klinika

Statuja e Lirisë

Si iu shit amerikanëve para se të krijohej?

17.06.2019 - 17:02

Një nga simbolet më të njohura të Amerikës, Statuja e Lirisë, ka një gjatësi prej 305 metrash dhe ndodhet në New York Harbor.

Ky momunemt madhështor u konceptua nga skulptori francez, Frédéric Auguste Bartholdi, i cili nuk kishte qenë asnjëherë në Shtetet e Bashkuara, para se të arrinte atje, në vitin 1871. Asokohe, ai shkoi në tokën e premtuar me shpresën për t’i bindur amerikanët që ta përqafonin ëndrrën e tij, pra ndërtimin e një statuje monumentale.

 

 

 

 

Statuja-ikonë ka frymëzuar kopje të panumërta e suveniresh dhe po ashtu, është bërë pjesë e posterave të ndryshme në mbarë botën. Numërohen suvenire, filma dhe këngë që janë xhiruar me pamjet e saj në sfond.

Por, statuja e famshme në mbarë botën, ka kaluar nëpër një udhëtim të çuditshëm.

“Laboulaye ishte një admirues shumë i madh i Shteteve të Bashkuara”, – tregon historiani Alan Kraut i Universitetit Amerikan.

 

 

 

 

“Ngritja e pishtarit”, e krijuar për Muzeun e Statujës së Lirisë. “Ai ishte veçanërisht i ngazëllyer për rezultatin e luftës civile amerikane, emancipimin e 4 milionë skllevërve, si dhe marrëdhënien e gjatë mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës”.

Më 1875, Laboulaye formoi Bashkimin Franco-Amerikan, për të mbledhur 250,000 dollarët për financimin e statujës së Bartholdi-t.

 

 

 

 

Ideja ishte që amerikanët, nga ana tjetër, të grumbullonin para për bazën e statujës. Në 1880-ën, Komiteti Amerikan për Statujën e Lirisë mblodhi para për ndërtimin e piedestalit të statujës, duke shitur modele të vogla, suvenire të saj, me vlerën nga 1 $ deri në 5 $, nëpërmjet një fushate mbarëkombëtare.

 

 

 

 

Përpjekja çoi në përhapjen e ministatujave të lirisë në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në botë, duke ndihmuar në krijimin e statujës, së pari në imagjinatën e popullit, si një simbol të Amerikës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN