MENU
klinika

Ç'pritet të vendoset?

Negociatat me BE, jepet sot përgjigjja për Shqipërinë

18.06.2019 - 08:46

Bashkimi Europian do të japë sot përgjigjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Liderët e BE do të vendosin sot nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i hapet drita jeshile për hapjen e negociatave apo do të shtyhen për në vjeshtë.

Ndërkohë, lidhur me vendimin për hapjen e negociatave deri më tani janë skeptike, Franca, Holanda dhe Belgjika.

Pak javë më parë Komisionin Europian vendosi që të japë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Sakaq, vendimi do të merret sot në Luksemburg gjatë samitit të Këshillit të Ministrave të BE-së që do të diskutojë mbi paketën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.