MENU
klinika

"Bernabeu" pret galaktikun e radhës

Reali i pandalshëm/ Nesër një tjetër prezantim!

18.06.2019 - 22:02

Pas nënshkrimeve dhe prezantimit të Jovic, Hazard dhe Rodrygo para tifozerësi madrilene në “Bernabeu”, Real Madrid ka bërë me dije se nesër (të mërkurë) do të jetë radha e Ferland Mendy, për të veshur për herë të parë fanellën e “Los Blancos”.

Ashtu si gjithë të tjerët, mbrojtësi francez do të dalë para tifozëve në “Santiago Bernabeu” në orën 13:00 dhe më pas do të jetë një konferencë për shtyp e programuar krah presidentit Florentino Perez.

Mendy u ble nga Lyon për 48 milionë euro dhe ai luan si mbrojtës i majtë, që aktualisht korrespondon me pozicionin që mban Marcelo.