MENU
klinika

Përplasja për KZAZ-të

I vunë flakën shkollës në Shkodër, arrestohen 2 zyrtarë

19.06.2019 - 09:05

Në prangat e policisë kanë rënë 4 persona, të cilët akuzohen se dogjën KZAZ-në numër 3 pasditen e djeshme në Shkodër.

Janë arrestuar 2 policët bashkiakë Gentian Bytyçi dhe Alfred Nikolla.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe shtetasi Aleks Ndoj dhe Adi Garuci, specialist i bujqësisë.

Bëhet me dije se arrestimi i tyre është bërë pas kqyrjes së pamjeve nga grupi hetimor.

Ndërkohë pritet të ketë të tjera arrestime lidhur me ngjarjen.

Pas anulimit të zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta, opozita ka bllokuar KZAZ-të në bashkitë që drejtohen nga përfaqësuesit e saj duke penguar procesin.

Nga ana tjetër shumica shprehet e vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 30 Qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN