Aktori Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk kanë qenë çifti më i komentuar i showbizit kohët e fundit.
Kjo për shkak të ndarjes së tyre të bujshme dhe aludimeve se arsyeja e ndarjes së tyre qe Lady Gaga.Kështu, ditë më parë i dhanë fund romancës së tyre katërvjeçare dhe fansat e tyre mendojnë se kjo ka të bëjë me Lady Gagan.
Sipas burimeve arsyeja e ndarjes ka qenë pikërisht filmi “A Star Is Born”, ku Gaga dhe Bradley luajnë rolet kryesore, pasi vëmendja e shumtë ndikoi negativisht në lidhjen e aktorit dhe modeles.
Këngëtarja u shpreh për Us Weekly se është ndier shumë keq për ndarjen e Cooper dhe Shayk, por kjo nuk do të thotë se mes tyre do të ketë ndonjë romancë.
Bradley dhe Irina e mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Lea De Seine, në mars të vitit 2017-të pas dy vitesh që po takoheshin.
Ndërkaq, këngëtarja Gaga e kishte ndërprerë fejesën me Christian Carinon një muaj më parë për shkaqe xhelozie.