MENU
klinika

Objekte historike

2 400 vjet më parë u përkisnin ilirëve

20.06.2019 - 11:30

     Kultura, veshjet, vallet dhe mënyra e jetesës, ishin karakteristikat që i dallonte ilirët nga kolonët grekë dhe romakë. Në objektet zbuluar së fundmi në Maqedoni, dallohen portretet e burrave e grave ilire, helmetat dhe maskat prej ari, si dhe besimi i aristokracisë ilire në prejardhjen mitike.

Sitet arkeologjike të realiteteve fisnorë të ilirëve na lejojnë të shikojmë, analizojmë, studiojmë edhe të kuptojnë disa aspekte të jetës të përditshme, sipas dëshmive që na kanë lënë. Në muzeume janë ekspozuar materiale të rëndësishme që na tregojnë për jetën e përditshme të realiteteve të lashta që përbënin Ilirinë.

 

 

 

 

Shumë nga skenat e rafiguruara në objektet e zbuluara vijnë nga varrimet, si për shembull enët me figura të kuqe, por edhe nga statujat apo strukturat e banimit, të cilat shpjegojmë aspektet e ndryshme të jetës në Iliri.

Enët me figura ndahen në dy kategori: 1) skenat me rafigurimin e mitit; 2) të jetës të përditshme. Pamjet e rafiguruara shpeshherë ndjekin shijet e njerëzve. Për të kuptuar këtë aspekt shumë interesante janë enët me figura të zeza në të cilat trajtojnë skena që lidhen me mitin. Si për shembull tematika e Gjigantomahia, dyluftimi midis perëndive me Titanët. Me shumë interes është skena e Athinasë e paraqitur në variantin promahos (luftëtarja) dhe gjigantit Enkelados.

 

 

 

Këto skena na lejonë të kuptojmë klasat sociale të shek. VI p. Kr. Nga pikëpamja historike, paraqitja e skenës sheh perënditë e reja si Zeusi kundër atyre të vjetër, siç janë Titanët.

 

 

 

 

 

 

Beteja e perëndive na tregon një ngjarje historike: ardhja e popullit të dorëve në Ballkanin e jugut. Dorët gjatë periudhës së epokës së Bronzit të fundit, në disa faza të alternuara u shkëputen nga zonat qendrore të Ilirisë, duke kaluar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, për të përfunduar pastaj në Greqi. Në disa raste, lëvizja e tyre ishte pushtim. Kjo lëvizje arriti në kohën e krizës të qytetërimit të Mikenës. Kriza e tyre, na është dhënë nëpërmjet tregimeve mitike të kthimit tragjik të “nostoís”, heronjve të luftës së Trojës, apo përmes dëshmive arkeologjike.