20.06.2019 - 17:24
Marcos Llorente është zyrtarisht lojtar i Atlético Madridit pas marrëveshjes së arritur me rivalët e Realit.
Mesfushori 24-vjeçar do të luajë me “Los Colchoneros” për 5 sezonet e ardhshme.
Marrëveshja u mbyll për shumën e 40 milionë eurove.
Llorente u afrua nga Diego Simeone me synimin për të mbushur boshllëkun e krijuar nga largimi i Rodrigos.
Pasi Zidane e kishte informuar mesfushorin se nuk e kishte në planet e tij, atëherë ai u dha përparësi bisedimeve me Atleticon, derisa palët arritën marrëveshjen përfundimtare.
Për Simeonen, që e ka kërkuar edhe dy vite më parë, Marcos ka cilësitë e duhura për të qenë protagonist në radhët e “Los Colchoneros”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
‘Telenovela’ Neymar
Reali sfidon Barçën me një ofertë gjigande
Kuqezinjtë nisin epokën e re!
Milan zyrtarizon trajnerin e ri!
Braziliani 'flet pa doreza'