MENU
klinika

‘Telenovela’ Neymar

Reali sfidon Barçën me një ofertë gjigande

20.06.2019 - 16:56

Vazhdon ‘telenovela’ Neymar. Ylli brazilian është bërë protagonist si jashtë dhe brenda fushës.

Pas deklaratës së tij ku tha se nuk do të qendroj më në Paris, menjëherë është hedhur në sulm Reali Madridit, duke sfiduar Barcelonën me një ofertë që vështirë të refuzohet.

Sipas të përditshmes spanjolle, “Mundo Deportivo”: Neymar ka qenë dhe mbetet një dëshirë e presidentit Florentino Perez.

Pavarësisht se Reali ka zhvilluar një merkato të bujshme duke afruar në Madrid lojtarë si Hazard, Jovic etj, tifozët kërkojnë nga presidenti një tjetër blerje të madhe.

Gjithnjë sipas “Mundo Deportivo”: Perez është gati ti ofroj sheikut Al-Khelaifi, 130 milion euro kesh plus kartonin e një lojtari, Bale ose James Rodriguez.