MENU
klinika

Qekrezi në operën italiane

Rrëmben rolin sopranoja shqiptare

21.06.2019 - 11:03

 

Sopranoja nga Kosova, Marigona Qerkezi, është përveshur punës për të sjellë në pesë teatrot e Italisë, rolin e Matildës, një rol i pasur, por edhe i vështirë në aspektin vokal dhe dramatik. I është besuar sopranos kosovare, që në kastën e parë. Opera “Guglielmo Tell” është e fundit e kompozuar nga Gioacchino Rossini, ndërsa u vu në skenë për herë të parë nga Opera e Parisit, në “Salle Le Peletier”, më 3 gusht 1829.

“Roli i Matildës është shumë i dashur për mua, për shumë arsye: njëra prej tyre sepse është kompozuar nga njëri ndër kompozitorët e mi të preferuar, Gioacchino Rossini. Repertorin dhe opusin krijues të këtij kompozitori kam pasur fat dhe nder t’i perfeksionoj me maestron e madh, tani të ndjerë, z. Alberto Zedda – mjeshtër rosinian i njohur botërisht”, – ka thënë Qerkezi.

 

 

“Premiera do të jetë në teatrin shumë të dashur për mua, në skenën e të cilit fitova konkursin ‘AsLiCo’ në vitin 2015, në ‘Teatro Sociale di Como’, më 26 shtator”, – ka thënë Qerkezi. Me po këtë shfaqje, Qerkezi do të rrugëtojë në “Teatro Ponchielli di Cremona” më 4 dhe 6 tetor dhe në “Teatro Grande di Brescia” më 11 tetor.

Viti që vjen do ta gjejë në Teatro Fraschini di Pavia më 17 janar, si dhe në Teatro Sociale di Bergamo një javë më pas.

 

 

 

Qerkezi gjatë kësaj kohe ka pasur disa role nëpër teatro të rëndësishme, duke veçuar edhe performancën e saj në “Gran Teatre del Liceu” në Barcelonë, vitin e kaluar. Aty sopranoja luajti rolin e Madama Cortese, në operën “Il Viaggio a Reims” të Rossinit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jazz 'pushton' Shkodren

“Shkodra Jazz Festival”


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale