MENU
klinika

Paralajmërimi i presidentit amerikan

Trump-Iranit: Do të zhdukesh nëse shpërthen konflikti

22.06.2019 - 09:53

Presidenti Trump ka thënë se nuk dëshiron luftë, por paralajmëroi Iranin se do të përballet me “zhdukjen” nëse shpërthen konflikti.

Duke folur për NBC të premten, ai tha se SHBA ishte e hapur për bisedime, por nuk do të lejonte Iranin të zhvillonte armë bërthamore.

 Trump tha gjithashtu se kishte ndaluar sulmet pasi 150 njerëz do të vdisnin. “Nuk më pëlqeu, nuk mendova se ishte proporcionale,” tha ai.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltari i sigurimit kombëtar John Bolton kishin kërkuar një qëndrim të ashpër, por liderët e kongresit kishin kërkuar të kishin kujdes, njoftoi Associated Press.

Duke ju drejtuar liderëve të Iranit, Trump tha: “Ju nuk mund të keni armë bërthamore por mund të jetoni në një ekonomi të shkatërruar për një kohë të gjatë”.

Një zyrtar paralajmëroi se “çdo sulm kundër Iranit do të ketë pasoja rajonale dhe ndërkombëtare”.

Vendimi i Presidentit Trump për të nisur, dhe pastaj për të ndërprerë një sulm ende dërgon një mesazh të fuqishëm tek Teherani.

Teherani thotë se aeroplani i pa pilotuar i SHBA hyri në hapësirën ajrore iraniane herët në mëngjes të enjten. SHBA pohon se u qëllua në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Tensionet janë përshkallëzuar mes dy vendeve, me SHBA që kohët e fundit e fajësojnë Iranin për sulmet ndaj cisternave të naftës që operojnë në rajon. Irani ka njoftuar se së shpejti do të kalojë kufijtë e rënë dakord ndërkombëtar për programin e saj bërthamor.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015 që synonte frenimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit.