22.06.2019 - 11:06
Punimet në qendër të qytetit të Fierit kanë sjellë në një vizitë të papritur Kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.
Ky i fundit që në orët e para të mëngjesit ka parë nga afër ecurinë e punimeve ndërsa ka qenë i shoqëruar nga kreu i bashkisë së Fierit Armando Subashi dhe deputeti Xhevit Bushaj.
Punimet në qendrën e qytetit janë duke vijuar prej disa muajsh dhe ato pritet të përfundojnë përpara afateve të përcaktuara.
Qendra e qytetit të Fierit është projekti më i madh infrastrukturor që po zbatohet kohët e fundit.
Pak kohë më parë ecuria e punimeve në qendër të qytetit të Fierit dhe rehabilitimi i lumit “Gjanica”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Përpunimi i naftës
Mbetjet e hidrokarbureve ndotin lumin Gjanica
“Arteria e Zezë e Fierit”
Në aksion për pastrimin e Gjanicës
Përplasja me kreun e PD-së