MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Flori largohet nga ‘Verë dhe portokalle’?

22.06.2019 - 17:40

Edicioni veror i spektaklit të humorit “Portokalli”, vjen me ndryshime në staf dhe mesa duket aktori juaj i preferuar nuk do jetë më pjesë e tij.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë Binaj i cili nëpërmjet një postimi në Insta Story ka dhënë lajmin.

“Të dashur miq, mikesha dhe fansa. Për arsye personale dhe profesionale nuk do jem në turneun e ‘Portokallisë’ nëpër qytete. Suksese të gjithë kolegeve dehe kolegëve. Portokallia është gjëja më e bukur që ndodh në çdo qytet këtë verë.”- ka shkruar aktori i famshëm për nëj sërë rolesh të suksesshme si polici Kolë Frakusha, Edi Rama, Gerhard Deci etj.

Duke argumentuar se bëhet fjalë për arsye personale, Binaj ka shuar që pa nisur ende aludimet për një largim të mundshëm, por se cila është arsyeja specifike e mungesës së tij, nuk dihet ende asgjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktori flet për jetën e tij përpara “Portokalli”

Flor Binaj: Kam punuar faturino fugoni