MENU
klinika

Në spital tha se...

Atentati ndaj kunatit të Lul Berishës, çfarë po hetohet?

22.06.2019 - 15:40

Në atentatin e së enjtes në Durrës mbetën të plagosur Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Hetimet e policisë në lidhje me zbardhjen e këtij atentati janë mbështetur në dy pista, në atë të “Hakmarrjes” dhe “Larjes së Hesapeve”.

Mësohet se identifikimi i autorëve do të jetë shumë i vështirë, pasi nuk ka pasur një bashkëpunim as nga ana e të plagosurve.

Gjatë dëshmisë së tij, Dervihaj tha se nuk ka arritur të identifikojë autorët që sulmuan me breshëri mjetin, me të cilin lëviznin ai dhe miku i tij.

Ndërsa pyetja e Juljan Meçes do bëhet në një moment të dytë, pasi të stabilizohet gjendja e tij shëndetësore.

Ai ka marrë tre plumba, në kokë, këmbë dhe shpatull dhe nuk është në gjendje të dëshmojë për hetuesit e caktuar për këtë ngjarje.

Në mes të pistave të hetimit është edhe ajo e fajdeve në Durrës, trafiku i drogës dhe hasmëritë e vjetra me një grup në Vlorë dhe Fier.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu