Teksa ndodhet në një takim elektoral në Finiq, kryeministri Rama tha se ka filluar puna për ndërtimin e aeroportit të Sarandës.
Kryeministri Rama nuk dha afate apo datë, por tha se “ka ardhur koha që jugut t’i jepet ajo që i mungon”.
“Do të ndërtojmë aeroport në Finiq, aeroporti i jugut të Shqipërisë, aeroporti i famshëm i Sarandës, ka ardhur koha.
Ne e kemi filluar punën për të identifikuar burimet dhe forcat që do të fillojnë ndërtimin e aeroportit.
Nuk dua të jap data dhe afate, por po them që pa asnjë diskutim që për katër vite këtu aeroporti do të ketë nisur nga puna, kantier real.
Besoj që ka ardhur koha që t’ia japim këtë gjë jugut sepse turizmi po zhvillohet dhe kjo zonë ka nevojë për këtë pikë ulje dhe dalje që i mungon.
Po ju them që më 30 qershor do të bëhen zegjdhej në të gjithë Shqipërinë”, tha kryeministri.